Djali i N.M, e cila dyshohet se vrau kunatin e saj me 10 plumba ditë më parë në lagjen ”Kodra e Trimave”, ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë lidhur me raportet mes tyre, të cilat rezultuan me pasoja fatale.
Ai në rrëfimin e tij ekskluziv, ka thënë për Nacionalen, se axhi i tij tashmë i ndjerë, asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën e tij, siç kishte deklaruar ajo në Prokurori, transmeton klankosova.tv.
”Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin me axhin e kemi pasë të shkëlqyer”.
”Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndje si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë”.
”Ma herët kemi jetu bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pi bashkë me të”.
”Ai e ka pa që zhurmat që janë kriju nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit”.
Ju s’e keni dëshmuar ndonëjherë ndonjë konflikt verbal të axhës me nënën tuaj?
”Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënu nanen tem. Mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentu me sulmu fizikisht nanen tem”.