Gjatë ditës së djeshme në fshatin Vitomiricë të Pejës, janë gjetur pa shenja jetë dy persona.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një person ka vrarë vajzën dhe më pas e ka vrarë veten.
Dyshohet se viktimat janë nga komuniteti RAE, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.
Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.