Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 21 vite burg të Izet Haxhisë, të shpallur fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij Besim Çerja.
Vendimi ishte marrë më 11 shkurt të këtij viti nga Gjykata e Shkallës së parë, pasi vetë Haxhia kishte kërkuar rihapjen e dosjes së bujshme të politikës shqiptare.
Në Shkallën e Parë, Haxhia ishte dënuar si fajtor për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Haxhia u vetëdorëzua në vitin 2018, duke u ekstraduar në Shqipëri nga Turqia, pasi ishte arrestuar atje prej vitit 2006
Haxhia ishte dënuar fillimisht nga gjykata shqiptare me 25 vite burg, në mungesë, për vrasjen e Azem Hajdarit. Ai nuk e kishte pranuar kurrë akuzën dhe prandaj kishte bërë kërkesë për rigjykim. Por gjykata në fund vendosi vetëm të ulte vitet e dënimit.