Policia krahas angazhimeve të tjera i ka shtuar aktivitetet e saj edhe në trafik për të parandaluar aksidentet.
Si rezultat është arritur të identifikohet personi i cili kishte vozitur me një shpejtësi 193 km/h në zonën ku shpejtësia lejohej 80 km/h.
Atij i është ndaluar për tre muaj drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Krahas kësaj është gjobitur me 300 euro dhe i janë hequr tre pikë nga patentë-shoferi.