Një ngasës i motoçikletës është gjobitur nga Policia e Kosovës në Gjakovë pasi në segmentin e rrugës “Gaspër Karaqi”, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 kilometra në orë, ka vozitur 111 km/h.
Sipas Policisë, atij i është shqiptuar gjoba prej 500 eurove, ndalim i vozitjes për 1 vjet dhe 5 pikë negative.
“Ndaj drejtuesit është shqiptuar gjoba prej 500 euro. Përveç gjobës, atij ju është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe pesë (5) pikë negative”, thuhet në njoftim.