Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Ligjin për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në votim kanë marrë pjesë 75 deputetë, 73 prej tyre ishin pro, dy abstenime dhe asnjë votë kundër, raporton Indeksonline.
Pas këtij votimi, i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët, të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit.
Postimi i plotë:
Nga sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.