Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ende është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri sot në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.