LDK-ja në Klinë nuk mund të jetë aspak e kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet e të dielës. Avdullah Hoti si lider i listës ka marrë më së shumti voti, 1702.
Kandidati për deputet nga Klina, Fadil Gashi ka qenë i dyti më i votuari me 1317 vota. Filloreta Berisha është femra më e votuar në këtë qytet me 1252 vota.
I kënaqur me numrin e votave mund të jetë Anton Quni që në Klinë ka siguruar 755 vota.
Hykmete Bajrami ka marrë 212 vota, ndërsa Shkumbin Gashi 436 vota