Kandidati për deputet numër 106 në listën 134 të LDK-së, Isuf Berisha rrjedh prej një familje të madhe, bujare dhe me tradita të pastra atdhetare. Sikurse gjatë shekujve të kaluar, edhe përgjatë historisë më të re të Kosovës, Isuf Berisha me familjen e tij dhanë kontribut të çmuar në lëvizjen paqësore dhe demokratike për çlirimin e Kosovës, të kulmuar me pjesëmarrjen aktive në luftën çlirimtarte të viteve 1998/99.
content/uploads/2019/09/20190928_120559.jpg” alt=”” width=”977″ height=”461″ class=”alignnone size-full wp-image-5654″ />
Isuf Berisha ka lindur më 15.09.1964 në fshatin Gjurgjevik i Madh, komuna e Klinës. Është i martuar, është kryefamiljarë i mirë dhe shumë i përgjegjshëm.
Isuf Berisha karrierën politike e ka filluar nga viti 1989, përkatësisht nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ishte anëtarësuar dhe angazhuar në mënyrë aktive në lëvizjen paqësore dhe demokratike (LDK), fillimisht në fshatin Gjurgjevik i Madh si anëtarë i Aktivit, më pas edhe kryetar i Aktivit të LDK-së dhe kryetar i nëndegës së LDK-së për Bashkësinë Lokale të Jashanicës dhe kryetar Këshillit për Financim. Kandidati për deputet numër 106 në listën e LDK-së, nga viti 2000 e këndej ishte bashkëpunëtorë i afërt i kryetarit të parë dhe historik të komunës së Klinës, z.Ismet Rraci, pastaj bashkëpunëtor i veprimtarëve të shquar të LDK-së që kanë lënë gjurmë të pashlyera si; Kolë Berisha, Hamit Krasniqi, Prenk Gjetaj, Anton Kola, Fadil Gashi e shumë veprimtarëve të LDK-së rugoviane, që ishin themelues të degës së LDK-së në Klinë. I vlerësuar për kontributin e çmuar dhe të jashtëzakonshëm, Isuf Berisha është zgjedhur delegat nga dega e Klinës për Kuvendin Qendror Zgjedhor të LDK-së në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit partiake është zgjedhur anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së në Klinë, degë e cila udhëhiqet nga komandanti i vijës institucionale z.Fadil Gashi. Këtu vërehet qartë, se nuk ishte i rastësishëm nominimi i Isuf Berishës për deputet nga dega e LDK-së në Klinë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, i cili mori votat unanime në kuvendin e kësaj dege si kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, aktiviteti i kandidatit numër 106 në listën e LDK-së nuk përfundon me kaq. Krahas veprimtarisë politike, Isuf Berisha shquhet edhe për veprimtari të suksesshme afariste.
Isuf Berisha është themelues i biznesit privat “Burimi SHPK”, kompani e cila merret me ndërtime të larta, ku deri më tani ka ndërtuar më shumë se 5 objekte të banimit të përbashkët në Prishtinë me standarte evropiane.
Isuf Berisha është pronarë edhe i Fabrikës së Ujit të pijes “GRAND”, e cila shquhet për prodhim cilësorë të ujit. Vlenë të ceket, që krahas përmbushjes së nevojave vendore, kjo fabrikë eksporton ujë të pijes edhe në disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Lindjes së Mesme.
I velrësuar për cilësi dhe i çmuar për saktësinë dhe seriozitetin në punë, Isuf Berisha ka arritur të krijojë ura bashkëpunimi me investitor të jashtëm, siq janë ata italian, me të cilët ka organizuar edhe Panairin e produkteve italiane në Prishtinë.
Moto e punës së politikanit të dëshmuar dhe biznesmenit të suksesshëm Isuf Berisha është puna me nder, sinqeriteti, dalja zot e fjalës së dhënë, korrektësia dhe saktësia e veprimeve.
Isuf Berisha me shpirtin e tij human shquhet edhe për bamirësi dhe solidaritet, duke ju qëndruar gjithnjë afër njerëzve që kanë nevojë për ndihmën e tij.
“Ne shpesh mendojmë për internacionalizimin e raporteve me vendet e largëta, është e rëndësishme edhe kjo, por më e rëndësishme dhe me vlerë është t’i shfrytëzojmë energjitë tona të zhvillimit me shtetet përballë dhe shumë afër nesh” (Isuf Berisha).
Ky është kandidati numër 106 për deputet në listën 134 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isuf Berisha, është binomi më i suksesshëm Politikë-Biznes në Republikën e Kosovës në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.