Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim më 11 nëntor që të rinumërohen 1407 vendvotime, kësisoj edhe certifikimi i zgjedhjeve të gjashtë tetorit do të vonohet.
Sot, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka ftuar ambasadorët në Qendren e Rinumërimit dhe Rezultateve.
Në QNR, të pranishëm ishin Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott si dhe Ambasada e Italisë dhe Zyra Ndërlidhëse Greke.
Kryetarja e KQZ-së, i ka informuar ambasadorët për aktivitetin e zhvilluar në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve.
Daka i ka njoftuar ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtar që Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke implementuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe është duke rinumëruar më shumë se 1400 vendvotime./Front