Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, thotë se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit për këtë çështje.
Von Cramon i është përgjigjur një postimi në Twitter të bërë nga faqja “Kosdata”, ku thuhet se vetëm kosovarët nuk janë të lirë të lëvizin pa viza në Europë.
“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Guys, I am aware of this fact. Unfortunately, it isn’t up to me to decide on this. Believe me if we in the @Europarl_EN had the last word #Kosovo would have the same travel opportunity as all the other Europ states. But it’s the @EUCouncil @eucopresident who takes the decision.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) October 4, 2020