Euractiv i ka kushtuar një artikull çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërsa për këtë për Euractiv është deklaruar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Von Cramon është shprehur se kufizimet në lëvizjen e qytetarëve të Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur pasi që sipas saj janë përmbushur të gjitha kriteret dhe kërkesat e BE-së, shkruan Euractiv.
“Procesi i liberalizimit të vizave do të finalizohet. Shpresojmë se do të kemi një datë kur do të ndodhë liberalizimi i vizave. E pashë që kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, të enjten e kaluar. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë një votim tjetër nga mesi i nëntorit ose në fillim të dhjetorit”, tha ajo.
“Pas skenave, ne po punojmë shumë për të parë një vendim pozitiv”, shtoi Von Cramon.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian konstatoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka propozuar liberalizimin. Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, por disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi.
Ndërsa Presidenca e Këshillit të BE-së në Pragë është prirur për të arritur një marrëveshje në vijën e finishit përpara përfundimit të qëndrimit të saj gjashtë-mujor në timonin e BE-së në dhjetor, perspektivat e suksesit po zbehen për Prishtinën pasi shtyllat e synimeve janë zhvendosur edhe njëherë.
Disa shtete anëtare të BE-së, duke përfshirë Francën, Belgjikën, Suedinë, Holandën dhe Spanjën, kanë ngadalësuar përpjekjet e presidencës çeke për t’i dhënë fund kërkesës për viza të BE-së për qytetarët e Kosovës pasi thuhet se po kërkojnë garanci shtesë të sigurisë.
Në një takim të nivelit teknik të Këshillit në mes të tetorit, përfaqësuesit e Francës e cila ka bllokuar vazhdimisht një vendim për çështjen e vizave, shtuan kritere të reja. Kjo është se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të lidhet me funkisonimin e sistemit evropian të sigurisë, ETIAS.
Sistemi elektronik mundëson verifikimin e të dhënave të shtetasve të vendeve të treta që kanë neojë për vizë për të hyrë në zonën Shengen. Ai kërkon që çdo aplikant të japë emrin, emailin, datën e lindjës dhe pasaportën dhe të bëjë një pengesë më një kartë debiti ose krediti. Aplikimi shqyrtohet më pas dhe autoritetet japin një vendim përfundimar nëse ai person mund të hyjë në zonën Shengen.
Aktualisht, sistemi është jashtë linje, por pritet të jetë online në vitin 2023, pa dhënë datë të saktë. Kjo është hera e parë që ETIAS është ngritur në diskutimet për liberalizimin e vizave.
Bindja e vendeve anëtare skeptike deri në fund të presidencës çeke në dhjetor nuk do të jetë detyrë e lehtë, gjë që u bë e qartë nga Grupi Punues për Vizat, i Këshillit të BE-së të ënjtën.
“Grupi i Punës në përgjithësi mirëpriti rihapjen e diskutimit për këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave. Për të përparuar në këtë dosje, do të jetë e nevojshme të qartësohen një sërë temash të lidhura dhe të vazhdohet diskutimi”, shkruan presidenca çeke në një deklaratë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është e rëndësishme që shtetet e BE-së të respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe të mos vendosin kritere shtesë për liberalizimin e vizave.
Osmani ishte e qartë në zhgënjimin e saj se “nuk lejohet në asnjë mënyrë të vendosen kritere shtesë” gjatë një takimi me ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë në Prishtinë.
Sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës, Osmani tha se vendosja e kritereve shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën “do të ndikonte në mohimin e një të drejtë të qytetarëve tanë dhe do të cenonte besueshmërinë e BE-së”.
Ndërkohë, liderët e Ballkanit Perëndimor janë vendosur të hapin udhëtime pa ID mes tyre, në një përpjekje për të krijuar një treg të përbahskët rajonal.