Volejbollistja e klubit “Suti Sport” nga Peja, Fatjona Berisha, shpreh brengën e saj që ka pak shikues në sportin skofiar.
Ajo tregon edhe shkaqet pse kanë ikë shikuesit nga palestrat sportive në sportin me traditë të volejbollit,.
“Nuk jam kundër asnjë trajneri e as me ndonjë klubi në Kosovë.
closevolume_off
Respekt për të gjitha klubet dhe trajnerët e Kosovës, pa ofenduar askënd, unë si lojtare po e shprehi mendimin tim rreth asaj pyetje se pse u largua shikueshmëria ne ndeshjet e volejbollit.
Mendimi im është se askush nuk vjen me shiku ndeshjen duke parë lojtaret e Kosovës në bankën rezervë e lojtarët nga vende të tjera të Europës duke zhvilluar ndeshjen.
Nuk është humbur motivi vetëm tek shikuesit por edhe tek ne si lojtare të Kosovës përderisa ndihemi të nënvlerësuara.
Secili nga trajnerët e klubeve në Kosovë ka aftësi të zhvilloj Lojtarët e vendit tonë, të ecim përpara me lojtarë vendore. t’ia dijmë vlerën fitores si fitore”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Berisha është e brengosur për fatin e volejbollisteve vendore.
“Nuk e di çfarë ndjesie mund te jetë nëse zhvillohet një ndeshje për Kupë, çfarë gëzimi mund ta kenë si trajner ku ajo fitore është nga lojtare te huaja jo nga lojtaret vendore.
Jam më fat qe jam pjesë e një klubi cili i jep mundësi lojtareve vendore të zhvillohen dhe te rriten si lojtare profesioniste.
Pavarësisht që vinë si përforcime nga jashtë ne cilësi janë po të njëjta e ndoshta edhe më keq se sa nga disa lojtaret vendore në ato ekipe”, ka përfunduar Berisha.