Federata e Volejbollit të Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Klina mbetet në Superligën B.
“Klina do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës B, femrat, nga edicioni i ardhshëm, pasi evitoi rënien në Ligën e Parë pas fitores së sotme (e dielë) në Playout”, thuhet në njoftim.
Klinaset mposhtën liderin e Ligës së Parë këtë fushatë, Feniksin, me rezultat 3-1 (25-23, 25-22, 24-26, 25-19), në një ndeshje interesante për shikuesit.
“Nikoqiret po avancionin 2-0 pas dy seteve të parë, mirëpo Feniksi luftoi fort në setin e tretë dhe arriti ta fitojë me dy pikë diferencë.
Megjithatë, Klina u rikthye në lojë në setin e katërt të cilin e fitoi me rezultat solid, për të vazhduar garën në Superligën B edhe edicionin e ardhshëm, ndërsa Feniksi luan në Ligën e Parë, lindje”.