Është arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njëjti kishte vjedhur 1.20 euro në një kishë.
Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Sipas policisë, rasti është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën në orën 11 e 40 minuta.
Ndaj të dyshuarit është hapur rast për vjedhje të rëndë.