Vodhën keca dhe dele në Klinë, arrestohen hajnat dhe personi që i bleu

Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona si të dyshuar për vjedhjen e tetë kecave dhe tri deleve më 5 shtator në Klinë dhe personin që i bleu ato,

Dy prej të arrestuarve janë të mitur, ndërsa i dyshuari tjetër kishte blerë kecat dhe delet e vjedhura.

Policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i PK-së:

VJEDHJE

Klinë 05.09.2020 – 12:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar (dy të mitur), pasi që tre prej tyre ditë më parë, kishin vjedhur tetë keca dhe tri dele, nga dy viktimat meshkuj kosovarë, ndërsa i dyshuari tjetër kishte blerë kecat dhe delet e vjedhura. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.