“Illyrian TSX” quhet makina që është e para e prodhuar nga shqiptarët. Është produkt i kompanisë Arrera Automobili, themelues i së cilës është Qëndrim Thaçi.
Vetura është lansuar në Torino të Italisë në një ekspozitë të enjten. Siç ka njoftuar kohë më parë Thaçi, që është edhe dizajnues i saj, vetura ka motor 3.0-litërsh ndërsa çmimi shkon deri në 1.7 milionë euro. Motori gjeneron deri 950 kuajfuqi.
Siç raportohet, vetura ka të kufizuar shpejtësinë në 375 kilometra për orë.
Në rrjete sociale, Thaçi ka thënë ditë më parë se vetura ruan veçoritë kyçe të “Arreras”: Aerodinamikën efektive, dinamikën e ngasjes dhe përsosmërinë në ngasje.
Hipervetura, që vë emrin e Kosovës në automobilizëm, peshon vetëm 1250 kilogramë.
Vetura pritet të rivalizojë kompanitë më të mëdha të botës.