Kryeparlamentarja, njëherish nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani sapo është shkarkuar nga posti që mbante në këtë subjekt politik,
Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së përmes votimit elektronik sot kanë shkarkuar atë nga posti i nënkryetares dhe anëtares së LDK-së.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi deputeti nga LDK, Haxhi Avdyli.
“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”.
Ky veprim erdhi pasi Vjosa Osmani doli kundër Avdullah Hotit për Kryeministër derisa nuk mori fare pjesë në votimin kur me 61 vota u formua Qeveria LDK-AAK-NISMA me minoritetet.
Më poshtë gjeni disa pjesë të shkëputura nga letra që u ka dërguar Mustafa Këshillit të LDK-së:
Nga 28 deputetë të LDK-së, në Kuvendin e Kosovës, në seancën e të dt 3 qershor 2020, Qeverinë e drejtuar nga LDK dhe kandidatin tonë për Kryeministër e votuan 25 deputetë të LDK-së, kurse nuk e votuan 3 deputetë, znj. Vjosa Osmani, z. Haxhi Avdyli dhe z. Fatmir Rexhepi.
Në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, znj Vjosa Osmani, në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, anëtare e së cilës është, bëri apel të hapur të mos votohet mocioni i votëbesimit. Vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit me AAK, Nisma, AKR , komunitetet joshumicë dhe të z. Hoti për kryeministër, përkundër vendimit të Këshilit të Përgjithshëm, anëtare e të cilit është, dhe faktit se ky organ e ka zgjedhur anëtare të Kryesisë dhe nënkryetare të LDK-së, me propozim të Kryetarit të LDK-së (sipas nenit 24, pika 24.1 te Statutit). Ndërkaq me dt 2 qershor, kur Kryesia e LDK-së po diskutonte për ekipin qeveritar, doli publikisht me propozim për qeveri tranzitore në marrëveshje me VV. Iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë të drejtuar nga LDK dhe Kryeministri Hoti, edhepse pozitën e Kryetares së Kuvendit ia siguroi LDK, me marrëveshjen për bashkëqeverisje me VV-në. Shprehet në media se kjo Qeveri nuk është e LDK-së.
1. Bazuar në nenin 24, pika 24.1 të Statutit të LDK-së propozoj që z.Avdullah Hoti të zgjidhet nënkryetar i LDK-së;
2. Bazuar në nenin 24, pika 24.1 lidhur me nenin 14 pika 14.2 dhe nenit 39 të Statutit të LDK-së, propozoj që znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe e anëtares së Kryesisë.
Ju lutem të votoni për:
1. z Avdullah Hoti, pojoabstenoj
2. znj Vjosa Osmanipo joabstenoj