Vjosa Osmani nga sot ushtruese e detyrës së Presidentës së Kosovës

Para pak minutash, presidenti aktual, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Kështu, bazuar në nenin 90 të Kushtetutës, ushtrues detyre i postit të presidentës do të jetë kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

“Ky post nuk mund të ushtrohet për një interval më të gjatë kohor se gjashtë muaj”, thuhet në këtë nen të Kushtetutës
.