Vjosa Osmani, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me Vetëvendosjen.
Osmani ka folur edhe për postin e presidenti.
Nënkryetarja e LDK-së bëri me dije se për çështjen e presidentit janë pajtuar që t’ia lënë në duar dy liderëve të partive politike.
“Ne jemi dakorduar që t’ia besojmë këtë çështje dy liderëve të partive të LDK-së e VV-së që ata dy në diskrecion ta zgjidhin çështjen e presidentit dhe mendoj se kjo çështje shumë shpejt do të dakordohet. Në përputhje të plotë me diskutimet që i kemi pasur gjatë ketyre muajve”, ka thënë ajo, teksa ka shtuar se e rëndësishme tani për tani është formimi i qeverisë.
E pyetur se a ka gjasa që i propozuar për presidentet të mos jetë nga LDK, Osmani është përgjigjur se dy liderët, Kurti e Mustafa së shpejti do ta informojnë publikun për këtë temë.