Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj LDK-në.
Osmani, në një intervistë në televizionin publik, e ka quajtur përjashtuese ish-partinë e saj teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor.
“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shtetit”.
Osmani ka paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një listë të re kandidatësh.
Ajo ka folur edhe lidhur me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen duke thënë se mbetet të shihet nëse do të ndodhë një gjë e tillë.