Ismet Munishi është shkarkuar nga FC Ballkani gjatë ditës së sotme.
Tani për shkarkimin e tij ka shkruar edhe vetë Munishi në profilin e tij në Facebook, shkruan Sinjali Sportiv.
Munishi tha se është dakorduar me presidentin e klubit që t’i ndajnë rrugët, e ku edhe falënderoi për bashkëpunimin.
Postimi i plotë:
Lamtumirë Suharekë Falemderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam ti ndajmë rruget dhe e falemderoj për korrektësi gjat gjithë bashpunimit dhe poashtu ishte shumë korrekt në bisedime per anen financiare dhe kompenzimin e kontrates.I lus mediat të mos atakohet klubi imë dhe Presidenti.Fc Ballkanit , Xhebrailave dhe lojtarve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugen drejt Titullit .Jam shumë krenar me punen time Jam shumë krenar me ate qka arritem deri ketu.