VJEN NJOFTIMI I FUNDIT I VV-SË PËR MARRËVESHJEN ME LDK-NË

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme ta nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se Vetëvendosje do të mbajë konferencë për medie në orën 09:30, në hollin e Kuvendit.

Kryetarin e Kuvendit do e ketë Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa sipas burimeve, marrëveshja për postin e Presidentit, do të diskutohet pas një viti, respektivisht pas përfundimit të mandatit të Presidentit Hashim Thaçi.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm e cila pritet të fillojë në orën 13:00.