Policia e Kosovës ka arrestuar një grua për shkak se kishe shkuar në shtëpinë ku banon me qira bashkëshorti i vajzës së saj.
Sipas viktimës, e dyshuara me vete kishte pasur një thikë me të cilën kishte tentuar që ta sulmojë atë, mirëpo nuk kishte arritur pasi që dhëndri ia kishte larguar thikën nga dora.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 07:50.
Tutje, policia bën të ditur se është konfiskuar edhe një thikë.
“Prishtinë 07.08.2021 – 07:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte shkuar në shtëpinë ku banon me qira viktima mashkull kosovar bashkëshorti i vajzës së saj. Sipas viktimës e dyshuara me vete kishte pasur një thikë me të cilën kishte tentuar që ta sulmojë atë, mirëpo nuk kishte arritur pasi që ankuesi ia kishte larguar thikën nga dora. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Viktimës dhe te dyshuarës iu është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”