Nën kërcënimin e thikës një i dyshuar ka arritur që t’ia marrë 200 euro punëtorit të një pompe derivatesh në fshatin Sankoc të Drenasit.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:18, derisa viktima ishte duke punuar.
Policia njofton se i dyshuari ndodhet në arrati.
“Sankoc, Drenas, 09.10.2020-00:18. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikës i ka grabitur 200 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.