Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në Prizren.
Sipas Policisë, hajnat kanë vjedhur stoli ari.
Ankuesi ka raportuar se hajnat kishin hyrë me forcë në shtëpi dhe kishin marrë stolitë nëpër dhoma.
“Prizren 08.01.2022-20:44. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij ku kanë depërtuar në dhoma dhe kanë vjedhur stoli ari. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore” thuhet në njoftimin e Policisë.