Një tyrbe në Pejë ka qenë shënjestër e hajnave rreth orës 02:50 pas mesnatës së të shtunës.
Në këtë orë disa persona të panjohur janë futur brenda objektit të tyrbes dhe aty kanë vjedhur një shumë parash.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet për zbardhjen e tij kanë nisur.