Një fenomen mjaft shqetësues janë bërë vjedhjet e shpeshta, sidomos në markete, që po shkaktojnë ankth, pasiguri e humbje për bizneset. Të dyshuarit shpeshherë arrijnë që të shpëtojnë nga prangat e Policisë, por ka raste kur kapen ose përmes kamerave, ose nga punëtorët e sigurimit, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një market në fshatin Mirushë të Malishevës, ku një person dyshohet se ka hyrë brenda lokalit, ku ka vjedhur gjësende ushqimore dhe cigare.
Sinjali mëson se ai është kapur në flagrancë disa orë pas denoncimit të rastit, nga pronari i marketit, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për S.M., 32-vjeçar, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin. Në dëshminë e tij, i dyshuari e ka pranuar se ka kryer vjedhjen për të cilën dyshohej.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim dhe ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.