Dy pistoleta me leje, 150 fishekë dhe stoli ari janë raportuar si të vjedhura nga një ankues nga fshati Llukavc i Begut në Istog.
Personi në fjalë dje në mengjes ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe i kanë vjedhur gjësendet e lartpërmendura.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe nga aty i kanë vjedhur dy pistoleta me leje përkatëse, 150 copë fishekë dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar