Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, saktësisht në fshatin Dramjak, shkruan Indeksonline.
Rastin në polici e ka paraqitur vëllau i viktimës i cili ka thënë se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e vëllaut i cili jeton në Zvicërr.
Perosnat e dyshuar kanë vjedhur para të gatshme, stoli të ndryshme ari dhe dy armë zjarri një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, njofton Policia.
“Fsh. Dramjak, Ferizaj 03.12.2019 – NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se personi, persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e vëllait të tij i cili gjendet në Zvicër. Nga shtëpia, sipas ankuesit, kishin vjedhur para të gatshme, stoli të ndryshme ari dhe dy armë zjarri një pushkë gjuetie dhe një pistoletë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”