Vjedhjet e rënda nëpër biznese të ndryshme në Kosovë po vazhdojnë, derisa hajnat siç duket ia kanë mësyrë edhe institucioneve,
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në Aeroportin e Prishtinës janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civilë në vlerë të 63 mijë e 500 euro.
Sipas burimeve të njëjta, rasti ka ndodhur më 27 janar, ndërkaq është raportuar në Polici të Kosovës dje nga Njësitet doganore.