Agjencia e njohur italiane, “Guardia di Finanza”, që merret me krimet financiare dhe kontrabandë”, pritet që së shpejti të vije në Kosovë për të hetuar rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë ftesë zyrtare kësaj agjencie nga Roma zyrtare.
Kësisoj, “Guardia di Finanza”, do të merret konkretisht me hetimin ndaj Thesarit të Republikës, rreth zhdukjes së 2 milionë e 77 mijë eurove.
Ndryshe, këto para dyshohet se ishin vjedhur përmes sistemit elektronik.
Nga kjo vjedhje ishin bërë 4 pagesa në emër të disa projekteve.