Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të moshës së mitur në rrugën “Hamdi Berisha” të Malishevës, pasi të njëjtit kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen,
Ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Hamdi Berisha , Malishevë 22.11.2020-02:26. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të moshës së mitur, të cilët kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.