Akt i shëmtuar në shkollen e Zllakuqanit.
Është vjedhur busti i At Shtjefën Gjeçovit në shkollën fillore në Zllakuqan. Sipas informacioneve që Radio Alba ka siguruar nga terreni, dyshimet janë që kjo ka ndodhur gjatë fundjavës, pasi që në shkollë nuk ka pasur personel, dhe shkolla nuk ka roje të objektit. Policia e Kosoves nga stacioni në Klinë ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Ndërsa nga drejtoria e arsimit në Klinë është konfirmuar lajmi, duke e quajtur këtë veprim të ulet dhe të shëmtuar.njofton Radio Alba