Vizita e parë e Kurtit pas fitores, shkon te Mikullovci
INDEKSONLINEE Hënë, 07 Tetor 2019 21:39
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i cili edhe sipas rezultateve të para është fitues i zgjedhjeve parlamentare, ka vizituar sot ish deputetin e LVV-së, Adem Mikullovcin.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në facebook në faqen e Adem Mikullovcit.
“Në ditën e parë të fitores së madhe në zgjedhje, Kryeministri i ardhshëm i Republikës, zotëri Albin Kurti vizitoi ish deputetin Adem Mikullovci në shtëpi”, është shkruar ne Facebook.