Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja e tyre janë të pandalshme dhe pavarësisht se kush e ku i pengon, ata nuk do të mund t’i ndal askush, as në jug dhe as në veri.
“Sot u bënë 6 javë që na e vranë rreshterin e policisë, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, por në vitin 2024, do të kemi 600 ushtarë më shumë dhe 500 policë më shumë për ligj e kushtetutshmëri, për mbrojtje e siguri për Kosovën tonë”, tha Kurti.
Kurti foli në në takimin e Lëvizja Vetëvendosje me degët e e saj, fjalim të cilin e nisi duke kujtuar Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së tij aktivisti që tha ai është mbytur në burg ku po mbahej padrejtësisht.