Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke zhvilluar një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët po diskuton për masat e reja antiCOVID,
Kjo mbledhja ka filluar në orën 10:00.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Gazetën Sinjali, se Vitia ka ftuar në takim kryetarët e komunave pas reagimit që ky asociacion bëri dje lidhur me mbylljen totale prej 12 ditësh.
Gazeta Sinjali raportoi dje se në mbledhjen që i pari i Shëndetësisë pati me gastronomët, është diskutuar që të mbyllen lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare, palestrat dhe shkollat, nga data 6 deri më 18 prill.
Kundër masave të propozuara dje kanë dalë gastronomët, të cilët thanë se Vitia ka marrë vendim pa i konsultuar