Në seancën e sotme të 44-të të Qeverisë janë miratuar një sërë vendimesh.
Një nga këto vendime ka qenë edhe përfundimi i vitit shkollor që mbetet i pandryshuar, më 10 qershor, pavarësisht grevës gati 3-javore të arsimtarëve.
Po ashtu vendimet e sjella nga qeveria janë edhe shfuqizimi i vendimit për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit si dhe granti për rekonstruimin dhe pajisjen e 50 palestrave sportive shkollore në vend.