Familja Bytyqi nga Suhareka është tronditur në ditët e fundit, pasi dy anëtarët e familjes, vëllëzërit, Nurish dhe Hysen Bytyqi kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premtën, kurse Nurish Bytyqi ka vdekur sot. Te dytë ishin të infektuar me koronavirus,
Dy vëllëzërit ishin të njohur me bizneset e tyre në qytetin e Suharekës. Njëri merrej me artari, kurse tjetëri me hotelieri.
Sipas të dhënave nga IKShPK në Kosovë kanë ndërruar jetë 1305 persona si pasojë e koronavirusit.