Jamal Musialas iu kërkua të zgjidhte mes dy prej sulmuesve anësorë më të mirë të La Ligës tani – Vinicius Junior dhe Lamine Yamal.
Pavarësisht se është një tifoz i madh i Yamal, siç e ka pranuar më parë, lojtari i Bayern Munichut zgjodhi yllin të Real Madridit.
“Tani? Hajde, Vini”, tha fillimisht Musiala, para se të shtonte: “Por, jepini atij [Yamalit] disa vjet…”, përfundoi gjermani.
Epo, nuk ka kuptim të debatosh – në fund të fundit, të gjithë kanë të drejtën e mendimit të tyre.
Por le të jemi të sinqertë, ajo që Lamine bën në moshën 17-vjeçare është diçka që Vinicius vetëm mund ta ëndërronte në atë moshë.