Mbrëmë ndërroi jetë në mënyrë tragjike, anëtari i Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi.
Ai vdiq pasi bëri aksident trafiku me veturën e tij, transmeton Indeksonline.
Përveç në politikë, Krasniqi ishte i angazhuar në sport, konkretisht ai ishte kryetar i klubit të futbollit të femrave, Malisheva.
Faqja zyrtare e klubit ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook./