Vijon rënia e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare edhe këtë të enjte.

Kjo ka ngjarë pasi që shqetësimet për sigurinë e furnizimit në Evropën Lindore ranë nga fillimi i rrjedhjes së naftës në tubacionin e Druzhba, derisa të dhënat e ShBA-së zbuluan rritjen e kërkesës.

Nafta e papërpunuar Brent është duke u tregtuar me 92.17 dollarë për fuçi, derisa pati rënie për 0.74 përqind, transmeton KlanKosova.tv.

Në “West Texas” ka pasur tregtim prej 84.70 dollarë për fuçi, me rënie prej 1.04 përqind.