Edhe këtë fundvit mërgimtarët ia kanë mësyer Kosovës, pavarësisht situatës me COVID-19,
Përveç atyre që janë nisur me vetura e që po përballen me pritje të gjata, disa të tjerë janë nisur drejt vendlindjes edhe me aeroplan.
Sipas të dhënave në webfaqen e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” për nesër janë planifikuar 22 fluturime, ku pesë nga ta janë anuluar.
Nëntë prej fluturimeve që do të realizohen nesër vijnë nga Zvicra dhe gjashtë vijnë nga Gjermania kurse fluturimet tjera janë nga Suedia dhe Austria.