Një person ka raportuar se i është vjedhur një çantë krahu në të cilën kishte dokumente dhe para të gatshme.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:15 në rrugën “Adem Delia”, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur një çantë krahu në të cilën kishte dokumente dhe para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.