Një arkë me para është vjedhur dje në Dobrushë të Istogut.
Rastin në polici e ka raportuar një ankues, i cili deklaroi se arka me para është vjedhur në një objekt, ku persona të panjohur depërtuan me forcë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor.
Rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar nga organet kompetente.