Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se në një pikë të derivateve në fshatin Volljakë të Klinës në mesnatë, pasi janë furnizuar me naftë kanë ikur nga shërbimi pa e bërë pagesën,
Personat dyshohet se ishin me një veturë pa targa dhe janë shërbyer me naftë në vlerë prej 80 euro dhe pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.