Një ankues nga Gumnasella e Lipjanit ka raportuar ne polici se është vjedhur kasaforta e xhamisë, ku ka pasur para të bamirësisë.
Rasti ka ndodhur dje.
Sipas ankuesit, personat e panjohur kanë kryer vjedhjen duke hapur me forcë dritaren e xhamisë, për të depërtuar më pas në xhami.
Policia bën të ditur se nuk ka akoma të arrestuar.
Rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar nga organet kompetente.