Në rrugën Fehmi Agani në Gjakovë, të premten rreth orës 17 është raportuar për vjedhje të parave të dhuruara për bamirësi në një tyrbe në Gjakovë.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se perona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në një objekt fetar (tyrbe) dhe kanë vjedhur monedhat që kanë qenë të dhëna për bamirësi. Nuk dihet vlera e vjedhur”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.