Janë vjedhur 1060 bulona të shtegut hekurudhor në Volljakë të Klinës.
Këto dyshohet se u morën ditë më parë.
Organet e rendit kanë nisur tashmë hetimet për rastin.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar autorizim që të identifikohen personi apo personat që janë të inkriminuar në këtë vepër penale dhe ndaj tyre të merren masat e nevojshme ligjore”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë. /