Një banesë në kompleksin ‘Puhovci’ në Pejë është përfshirë nga zjarri.
Nuk dihen shkaqet ende, ndërsa në vendngjarje janë Zjarrëfikësit, Policia dhe Emergjenca.
Dyshohet për të lënduar nga zjarri.
Sipas gazetarëve të ‘RADIO 1’ që ndodhen në vendngjarje, flakët kanë filluar në një banesë në katin e dytë mirëpo intensiteti i madh ka bërë që ato të përhapen edhe në katin e 3-të./